Sport

VIDEO/ Vilson Ndregjoni, mundësi dibran që shumë shpejt do të bëhet pjesë e UFC-së

24 Korrik 2019, 15:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Vilson Ndregjoni, mundësi dibran që shumë shpejt do

TIRANË- Vilson Ndregjoni, një tjetër emër që po bën krenar Dibrën dhe gjithë Shqipërinë vazhdon të fitojë çdo ditë e më shumë trofe nëpër botë.

Mundësi nga Dibra është shpallur 4 herë kampion kombëtar përkatësisht në vitet 2009-2011. Ndregjonaj ka përfaqësuar Shqipërinë 4 herë në Botëror dhe 4 herë në Europian.

Dibrani nuk harroi asnjëherë të kishte në çdo garë dhe në çdo fitore të tij, simbolet që përfaqësojnë Shqipërinë.

Megjithëse nuk arriti majat në vendin ku u lind, Vilsoni e gjeti terrenin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të triumfuar sa herë merrte pjesë në gara.

Në qeshor të këtij viti Ndregjoni debutoi në ligën profesionale në MMA, ku e mundi kundërshtarin e tij në vetëm 1 minutë e 3 sekonda.

Me shumë mundësi brenda vitit 2020 do ta shohim Ndregjonin të jetë bërë pjesë e UFC-së, pasi fitoret e tij i kanë nxitur shumë organizatorët.

Do të jetë një arritje e madhe për gjithë Shqipërinë jo vetëm për Ndregjonin, pjesëmarrja e tij në UFC.


(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport 4 here kampion boterore dhe europian mundesi dibran vilson ndregjoni 4 here kampion boterore dhe europian mundesi dibran vilson ndregjoni

Sondazh

Poll