Sport

Guardiola nuk përmbahet kur akuzojnë klubin e tij, sulmon gazetarët kinezë

23 Korrik 2019, 09:30 Nga DOSJA
Guardiola nuk përmbahet kur akuzojnë klubin e tij, sulmon

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola nuk është përmbajtur ndaj deklaratave që janë bërë në mediat kineze.

Gazetarët sportiv kinezë akuzojnë klubin e Mnchesterit dhe trajnerin Guardiola për sjelljen e tyre gjatë turit aziatik.

Ata shprehen  se kampionët e Anglisë e kanë bërë të gjithë këtë tur vetëm për para dhe sjellja e tyre ndaj tifozëve ishte shumë arrogante.

Kjo ka qenë diçka e pa pranueshme për Guardiolën dhe nuk e ka pranuar duke i hedhur poshtë akuzat e medias kineze.

Nuk jam dakord dhe janë deklarata false. Të flasësh në atë mënyrë duhet të dish çdo gjë që ndodh në klubin tonë. Jam habitur shumë së bashku me lojtarët dhe i hedh poshtë zërat e gazetarëve. 

Ne kemi bashkëpunuar me tifozët dhe jemi sjellë shumë mirë jashtë fushe. Në fushë kemi treguar sa klub i mirë jemi dhe se si duam të përmirësohemi çdo vit. Jam shumë krenar me çfarë është bërë dhe me të gjithë njerëzit që janë marrë me organizimin e këtij turi që nga marketingu dhe të gjitha hallkat e tjera. 

Është e mrekullueshme të njohësh njerëz të rinj. Nuk e kuptoj çfarë njerëzit po thonë, ndoshta ndonjë gazetarë është pak i mërzitur dhe nuk e kuptoj pse, por fjalët e tij janë shumë larg realitetit. Kemi patur gjithmonë një buzëqeshje të madhe. Nuk kemi fjetur mirë gjatë natës dhe sërish kemi bërë stërvitje të mira, jam i impresionuar nga sjellja e djemve gjatë turit“-shprehet trejneri Guardiola.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport manchester city-t pep guardiola turi aziatik manchester city-t pep guardiola turi aziatik

Sondazh

Poll