Sport

Kukësi gjen trajnerin e ri, Shpëtim Duro do të jetë në krye të pankinës

24 Korrik 2019, 12:11 Nga DOSJA
Kukësi gjen trajnerin e ri, Shpëtim Duro do të jetë në

TIRANË- Shpëtim Duro do të jetë trajenri i ri i Kukësit. Mësohet se presidenti Safet Gjici, ka arritur marrëveshjen për t’i besuar stolin e Kukësit, trajnerit Shpëtim Duro.

Bëhet me dije se bisedimet me Ilir Dajën janë ndërprerë, pasi nga ana e Kukësit këkresat e trajenrit janë dukur të ekzagjeruara.

Duro ka qenë kandidat njëkohësisht dhe bisedimet kishin nisur, derisa Gjici u bind dhe u arrit marrëveshja.

Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet pas rikthimit të presidentit në Shqipëri, pasi prej ditësh është me pushime në Turqi dhe marrëveshjen me Duron e ka mbyllur përmes telefonit.

Gjithsesi, një ide e klubit është që Duro të prezantohet që nesër në orën 10:00 përmes një konference për shtyp, i shoqëruar nga drejtori Nderim Nexhipi, i cili ka qenë njeriu kryesor në këtë lëvizje të befasishme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport duro trajner i kukesit kukesi me trajner te ri shpetim duro duro trajner i kukesit kukesi me trajner te ri shpetim duro

Sondazh

Poll