Sport

Ronaldo mbret jo vetëm në fushë, më i paguari në Instagram, Mesi vende poshtë në renditje

24 Korrik 2019, 07:49 Nga DOSJA
Ronaldo mbret jo vetëm në fushë, më i paguari në

Rrjetet sociale janë kthyer në një mundësi shumë e mirë përfitimi dhe promovimi. Këtë gjë po e shfrytëzojnë më së miri futbollistët.

Një nga rrjetet sociale më me ndikim kohët e fundit është Instagrami, që po përdoret gjerësisht nga të gjithë.

Përdorimi në masë i rrjeteve sociale nga futbollistët bën që këta të fundit të mbajnë tifozët e tyre të përditsuar me përditshmërinë, por dhe për të promovuar jetën jashtë fushës së blertë.

Ndjekja nga shumë fansa në rrjete sociale ka bërë që futbollistët të fillojnë të promovojnë sponsorët e tyre që i bën këta të fundit të fitojnë një pasuri absolute në llogaritë e tyre të Instagram-it.

Futbollistët janë dominues kur bëhet fjalë për të pasur mijëra ndjekës nga Instagrami.

Nuk mund të ndodhte ndryshe! Cristiano Ronaldo mbret dhe jashtë fushës së blertë kryeson në Instagram me një distancë të konsiderueshme me rivalët e tij të fushës së blertë për fansat që e ndjekin në Instagram.

Sipas një studimi nga kompania britanike “Hopper”, ylli portugez fiton 784 mijë dollarë për një postim që bën në rrjetin social Instagram, ku ka mbi 173 milionë ndjekës.

Vëndin e dytë nuk e mban Mesi, rivali i përjetshëm i Ronaldos, por sulmuesi Brazilian Neymar.

Neymar paguhet 580 mijë dollarë  me mbi 120 milionë ndjekës, ndërsa në vendin e tretë renditet Messi me 521 mijë dollarë dhe me mbi 123 milionë ndjekës.

Ronaldo mbizotëron në Instagram kur konkuron me rivalët e tij në futboll, por në gjithë botën dy femra paguhen më shumë se sulmuesi portugez.

Ata janë Kylie Jenner me një milion dollarë e (120 mijë euro) dhe Ariana Grande me 800 mijë dollarë e (892 mijë euro)

Burimi:GivemeSport

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo lionel messi neymar ronaldo dominues i instagram-it cristiano ronaldo lionel messi neymar ronaldo dominues i instagram-it

Sondazh

Poll