Sport

Milani e nis ters që në ndeshjen e parë, i dëmtohet blerja e verës (Foto)

24 Korrik 2019, 10:14 Nga DOSJA
Milani e nis ters që në ndeshjen e parë, i dëmtohet blerja e

Në ndeshjen e fortë Milan–Bayern Munich, dëmtohet blerja e verës Theo Hernandez dhe lë fushën me barrelë.

Milan përforcoi mbrotjen duke i blerë Real Madritit mbrojtësin Theo Hernandez.

Në një dyluftim mes dy lojtarëve të skuadrës gjermane, mbrojtësi vuri keq këmbën duke pësuar që në ndeshjen e parë një dëmtim të kaviljes.

Dëmtimi bëri që 21-vjeçari të lërë fushën dhe të largohet me barrelë duke u dërguar menjëher në spital ku dhe do i nënshtrohet ekzaminimeve për të parë shkallën e dëmtimit.

Nga informacionet e para thuhet se Hernandez nuk ka dëmtim të shkallës së lartë, por vetëm një ndrydhje që mund të bëjë që mbrojtsi të kthehet në fushë për 10-20 ditë.

 

(D.K/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern munich milan theo hernandez bayern munich milan theo hernandez

Sondazh

Poll