Sport

Akuzat për përdhunim, jepet vendimi për Cristiano Ronaldon nga gjykata e Las Vegas

23 Korrik 2019, 08:33 Nga DOSJA
Akuzat për përdhunim, jepet vendimi për Cristiano Ronaldon nga

Çdo dyshim se ylli i Juventus Cristiano Ronaldo mund të përballej me akuzën për përdhunim, bie poshtë.

Sulmuesi Cristiano Ronaldo nuk do të përballet me akuzën penale për përdhunimin e ish-modeles Kathryn Mayorga.

Në qershor 2009, viktima e dyshuar Kathryn Mayorga thirri policinë për të raportuar se ishte sulmuar seksualisht në një suitë në Las Vegas nga sulmuesi Cristiano Ronaldo.

Prokurorët kanë njoftuar se akuzat ndaj Ronaldos nuk mund të provohen.

“Bazuar në një rishikim të informacionit të paraqitur në këtë kohë, akuzat për sulm seksual kundër Cristiano Ronaldos nuk mund të provohen përtej dyshimit të arsyeshëm. Prandaj, nuk do të ketë akuza.“-thuhej në njoftimin e prokurorëve.

Ish-modelja ka hedhur poshtë një deklaratë ku thuhej se ajo është paguar me 375 mijë dollarë për të mbyllur gojën dhe për të mos e zbuluar këtë skandal.

Burimi: The Sun

(D.K/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristiano ronaldo kathryn mayorga las vegas cristiano ronaldo kathryn mayorga las vegas

Sondazh

Poll