Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Flet e ëma e vajzës: Nuk ngremë dot kokën lart, duhet të ikim

Nëna e vajzës tha se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për tu shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situate në të cilën ndodhen është shumë e rëndë.

31 Maj 2022, 14:04 Nga DOSJA
Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Flet e ëma e vajzës: Nuk
Pamje nga emisioni

TIRANË- Çështja e nuses nga Librazhdi diskutohet ende në televisionet shqiptare. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur për “Top Channel” nëna e vajzës,e cila u shpreh se të gjithë familjarët janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike dhe nuk e ngrenë dot kokën lart. Në intervistën e saj, ajo u shpreh se nuk e kanë dhunuar vajzën pas publikimt të videos dhe se ajo ndodhet në Tiranë nën kujdesin e Shoqatës së të dhunuarve.

Nëna e vajzës tha se personat që kanë nxjerrë videon duhet të përballen me ligjin dhe kërkoi ndihmë për tu shpërngulur nga vendi ku jetojnë pasi situate në të cilën ndodhen është shumë e rëndë.

“Jemi jashtë mase keq, jemi në depression të gjithë. Nuk e ngremë dot kokën lart. Videoja duhet të hiqet. Vajza ishte e sëmurë nuk e dinte se çfarë fliste në intervistë e morën me zor. Ne nuk e dhunuam vajzën. Ngelëm pa ndjenja. Nuk e dimë se çfarë është bërë. Vajza ka ikur në Tiranë, e ka marrë shoqata e Elbasanit nuk e dimë ku është. Ata persona që kanë nxjerrë videon duhet të ndiqen. Ne kërkojmë të ikim nga këtu të shpërngulemi, nuk jetohet më këtu,”-tha ajo.

Shiko minutën e 4 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll