Bota

Lija e majmunëve vret 9 persona në Kongo, regjistrohet vdekja e parë dhe në Nigeri

Dr. Aime Alongo, shefi i divizionit shëndetësor Sankuru në Kongo, tha të hënën se 465 raste të sëmundjes janë konfirmuar në vend, duke e bërë atë një nga më të goditurat në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, ku sëmundja është endemike.

31 Maj 2022, 16:16 Nga DOSJA
Lija e majmunëve vret 9 persona në Kongo, regjistrohet vdekja e
Lija e majmunit

KONGO- Nëntë persona kanë vdekur nga lija e majmunëve në Kongo në vitin 2022, ndërsa Nigeria ka regjistruar vdekjen e saj të parë nga sëmundja këtë vit, thanë autoritetet shëndetësore të vendeve, edhe pse të paktën 20 vende vazhdojnë të përballen me shpërthime të papritura që nuk janë parë prej vitesh.

Dr. Aime Alongo, shefi i divizionit shëndetësor Sankuru në Kongo, tha të hënën se 465 raste të sëmundjes janë konfirmuar në vend, duke e bërë atë një nga më të goditurat në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, ku sëmundja është endemike. Sipas tij vazhdimi i rasteve të sëmundjes në Kongo është për shkak të konsumit të majmunëve dhe brejtësve të ngordhur.

Banorët hyjnë në pyll, marrin kufomat e majmunëve, lakuriqëve dhe brejtësve që janë rezervuarët e lisë së majmunëve”,-tha ai, duke u kërkuar atyre që kanë simptoma të lisë së majmunëve të vizitojnë një qendër shëndetësore për t'u izoluar.

Ndërkohë, Nigeria regjistroi vdekjen e saj të parë nga lija e majmunëve këtë vit në një pacient me kushte themelore mjekësore, tha të dielën agjencia e kontrollit të sëmundjeve. Qendra e Nigerisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se në vitin 2022 ka konfirmuar 21 nga 66 raste të dyshuara të sëmundjes, e cila zakonisht është endemike në Nigeri dhe pjesë të tjera të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore.

“Vdekja u raportua në një pacient 40-vjeçar, i cili kishte sëmundje shoqëruese dhe merrte medikamente imunosupresive,” tha CDC e Nigerisë.

Nigeria nuk ka pasur një shpërthim të lisë së majmunëve që nga shtatori 2017, por ajo vazhdon të raportojë raste sporadike. Të paktën 247 janë konfirmuar në 22 nga 36 shtetet e saj që atëherë me shkallë vdekshmërie 3.6%, tha agjencia e kontrollit të sëmundjes.

Një rritje e rasteve të lisë së majmunëve të raportuar në Evropë dhe SHBA ka krijuar shqetësime në mesin e atyre vendeve, shumë prej të cilëve nuk kanë regjistruar asnjë rast të vetëm të sëmundjes prej vitesh. Mbi 250 raste të sëmundjes janë raportuar në më shumë se 20 vende që zakonisht nuk dihet se kanë shpërthime, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll