Bota

Anija largohet nga porti i Mariupolit drejt Rusisë, për herë të parë që kur trupat e Moskës pushtuan qytetin

Anija RM-3 që mbante 2500 ton produkte metalike është nisur për në Rostov në Rusinë perëndimore, tha Denis Pushilin.

31 Maj 2022, 15:35 Nga DOSJA
Anija largohet nga porti i Mariupolit drejt Rusisë, për herë
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Një anije është larguar nga porti jugor ukrainas i Mariupolit, i pari që është nisur që kur Rusia mori qytetin, sipas udhëheqësit të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, i cili po fliste në emër të autoriteteve ruse.

Sipas CNN, anija RM-3 që mbante 2500 ton produkte metalike është nisur për në Rostov në Rusinë perëndimore, tha Denis Pushilin.

Një përditësim nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Milicisë Popullore të Republikës së Donetsk tha se anija ishte ngarkuar nën mbrojtjen e forcave speciale dhe marinës ruse. Ukraina e ka akuzuar vazhdimisht Rusinë për grabitje të produkteve të tilla si gruri dhe metali nga vendi.

Të shtunën, Ukraina kritikoi Rusinë për dërgimin e një anijeje në Mariupol për të ngarkuar një ngarkesë metalike me destinacion Rusinë. Komisionerja e parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut Liudmyla Denisova tha në atë kohë se trupat ruse po planifikonin të dërgonin një anije që transportonte "3000 tonë produkte metalike" nga Mariupol në Rostov-on-Don në Rusi.

Denisova tha se porti i Mariupolit strehonte rreth 200,000 ton metal dhe gize me vlerë 170 milionë dollarë përpara pushtimit rus të Ukrainës.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll