Zjarri i një dite më parë në Tetovë ndot ajrin, qytetarët: Nuk merret frymë
Ndryshe nga Nuredini, banorët ankohen për frymëmarrje të rënduar dhe aromë të keqe në gjithë qytetin.
MAQEDONIA E VERIUT- Pas zjarrit dhe tymit të zi që mbuloi Tetovën, ajri është shumë më i ndotur se një ditë më parë. Ndotja në mëngjes tejkaloi për rreth 20 për qind normën e lejuar të ndotjes, ndërsa gjatë ditës vazhdimisht ka shënuar rritje. Ndërkohë nga Ministria e Ekologjisë këmbëngulin se ajri nuk është i ndotur.
“E rëndësishme është që të dinë edhe qytetarët se vlerat në cilësinë e ajrit tani për tani janë brenda normales, por do jemi në koordinim me kreun e komunës për të informuar qytetarët nëse ka ndryshim në vlerat e ajrit”, deklaroi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.
Ndryshe nga Nuredini, banorët ankohen për frymëmarrje të rënduar dhe aromë të keqe në gjithë qytetin.
“Shumë, shumë ndjehet, shumë e dëmshme është kjo por çka të bëjmë, kjo është. Unë si e kam problemin me hundët e ndjej shumë ka ndotje. Maska duhet me mbajt por shumë ndotje ndjehet, kot edhe maska është”.
“Ndjehet ndotja por çka të bëjmë, është ndotja edhe sot. Unë e ndjej, ndotjen”.
“Shumë shumë i ndotur sot ajri, po ja mbaj maskën dhe aq, ndotje ndjehet”.
Kanë reaguar edhe nga Eko Guerilla. Kërkojnë që urgjentisht komuna të angazhohet në pastrimin e rrugëve.
“Më tepër se skandaloze është kjo. Kemi të bëjmë me institucione komplet pa përgjegjësi. Dhe kjo vjen si pasojë e pandëshkueshmërisë. Tetova dje përjetoi një katastrofë të madhe ekologjike, po tetovarët si duket po bëhen imun ndaj zjarreve. Nuk reagohet si duhet. Këtu duhet bë një plan emergjence të gjendjes së jashtëzakonshme, se Tetova s`ka asnjë cisternë për larje rrugësh, dhe duhet të sillen cisterna nga e gjithë Maqedonia dhe të bëhet një pastrim gjeneral i rrugëve me pluhur që më shumë thithen nga fëmijët. Djega e stiroporit lëshon materie me pasoja edhe kancerogjene. E habitshme se si në këtë mënyrë tentojnë ta relativizojnjë këtë, në gjendje normale, qyteti do duhej të evakuohej”, tha Ngadhnjim Memeti, Eko Guerilla.
Një ditë më parë zjarrfikësit luftuan me orë të tëra për shuarjen e zjarrit në ish fabrikën e duhanit në Tetovë. /Alsat.mk/
Sondazh
Ende pa filluar mirë vera, Greqia përfshihet nga një zjarrë i madh, 9 automjete dhe 47 zjarrëfikës
Foto nga zjarri GREQI- Një zjarr ka nisur para pak minutash në një zonë pyjore pranë zonës Plaka Keratea n&eum...
Turqia zotohet se do të ndihmojë Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshill të Europës
Çagrı Sakar dhe Kreshnik Ahmeti KOSOVË- Ambasadori turk në Kosovë, Çagrı Sakar, ka përcjellë mesazhin e shtetit t&eu...
Irani fton Greqinë të bashkëpunojnë për dy anijet e bllokuara pa përfshirjen e SHBA-së
Cisternat greke IRAN- Irani i ka bërë thirrje Greqisë që të punojnë së bashku për të zgjidhur krizën...
'Ai jeton me mite, u betua si paraardhësit', vijnë reagimet e para pasi Vuçiç tha se Kosova do të mbetet Serbi
Vlora Çitaku KOSOVË- Pas deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç gjatë betimit të tij se do t&eu...
Piloti dyshohet se e rrëzoi me qëllim avionin e tij për t'u bërë virale, iu hoq patenta
Foto ilustruese SHBA-YouTuber-i Trevor Jacob, ka rrëzuar avionin e tij qëllimisht, për të realizuar një video për pasi d...
Ish-presidenti rus: Sanksionet e vendosura nga BE dëmtojnë qytetarët jo biznesin e madh
Dmitry Medvedev RUSI- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë synojnë qytetarët e zakon...
Kapen mbi 30 kilogramë hashash të fshehura në makinën e braktisur, arrestohet një 32-vjeçar në Itali
Droge, policia iraliane ITALI- Tridhjetë kilogramë hashash të fshehura në një makinë të braktisur në oborrin e nj&e...
Dy ushtarë rusë u dënuan me 11 vite burg për krime lufte në Ukrainë
Ushtarët rus UKRAINË- Dy ushtarë rusë të kapur u dënuan sot nga një gjykatë ukrainase me 11 vjet e gjysmë bur...
Sergei Lavrov do të takohet nesër me ministrat e Gjirit në Arabinë Saudite
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nesër do të takohet me ministra nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Oma...
Çmimi i benzinës shënon rekord të ri, pas ndalimit të BE-së për naftën ruse
Foto ilustruese BRUKSEL-Çmimet mesatare të benzinës kanë arritur një rekord të ri prej 173.02 pa litër, tregojnë ...
