Bota

"Shumë Të ngadaltë", Ukraina kritikon Perëndimin për sanksionet dhe furnizimet me armë

Në një fjalim sot në Madrid, Ihor Zhovkva tha se ritmi i sanksioneve ndaj Rusisë deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë dhe Ukraina "nuk është e kënaqur" me shpejtësinë me të cilën armët u dërgoheshin atyre.

31 Maj 2022, 15:49 Nga DOSJA
"Shumë Të ngadaltë", Ukraina kritikon Perëndimin
Zelenskyy

UKRAINË- Vala e fundit e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga BE-ja "nuk janë të mjaftueshme", tha nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Në një fjalim sot në Madrid, Ihor Zhovkva tha se ritmi i sanksioneve ndaj Rusisë deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë dhe Ukraina "nuk është e kënaqur" me shpejtësinë me të cilën armët u dërgoheshin atyre.

"Nëse më pyesni mua, unë do të thoja shumë ngadalë, shumë vonë dhe definitivisht jo mjaftueshëm. Ukraina nuk është gjithashtu e kënaqur me ritmin e dërgesave të armëve nga Perëndimi.Ne besojmë në premtime" tha Zhovkva.

Mbrëmë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ishte arritur një marrëveshje për ndalimin e naftës ruse në BE. Ai tha se kjo do të ndikonte menjëherë në 75% të importeve të naftës nga Rusia dhe do të ndërpresë "një burim të madh financimi për makinën e saj të luftës".

Marrëveshja do të ndalonte gjithashtu 90% të importeve deri në fund të vitit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll