Bota

Irani fton Greqinë të bashkëpunojnë për dy anijet e bllokuara pa përfshirjen e SHBA-së

Diplomatët amerikanë dhe grekë i bënë thirrje Iranit që të lirojë menjëherë cisternat greke. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka thënë se Uashingtoni e mbështet Greqinë përballë këtij ndalimi të pajustifikuar.

31 Maj 2022, 14:38 Nga DOSJA
Irani fton Greqinë të bashkëpunojnë për dy anijet e
Cisternat greke

IRAN- Irani i ka bërë thirrje Greqisë që të punojnë së bashku për të zgjidhur krizën pa përfshirjen e SHBA-së, pas kapjes së dy cisternave greke nga forcat iraniane në Gjirin Persik.

Sipas mediave vendase, diplomatët amerikanë dhe grekë i bënë thirrje Iranit që të lirojë menjëherë cisternat greke. Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka thënë se Uashingtoni e mbështet Greqinë përballë këtij ndalimi të pajustifikuar.

"Blinken duhet të kuptojë se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të vendosin rregullat e veta në botë," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Saeed Khatibzadeh,duke e quajtur Uashingtonin faktorin më të madh përçarës të tregtisë së lirë në botë.

"Fatkeqësisht, qeveria greke ka treguar se marrja e urdhrave nga një palë e tretë është më e rëndësishme për të, por ne besojmë se marrëdhëniet midis Iranit dhe Greqisë duhet të mbeten në mirëbesim. Unë këshilloj qeverinë greke të marrë rrugën ligjore dhe gjyqësore për këtë çështje pa bujë," u tha zëdhënësi gazetarëve.

Ai shtoi se gjendja shëndetësore e anëtarëve të ekuipazhit të anijeve greke është e mirë dhe se ata janë në komunikim telefonik me familjet e tyre.

Teherani nisi një operacion ushtarak kundër cisternave greke, pasi Athina kishte imobilizuar më parë cisterna nën flamurin iranian dhe më pas SHBA-ja sekuestroi ngarkesën e naftës që mbante, si pjesë e sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj Teheranit.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll