Bota

Ende pa filluar mirë vera, Greqia përfshihet nga një zjarrë i madh, 9 automjete dhe 47 zjarrëfikës

Për shuarjen e zjarrit janë mobilizuar 47 zjarrfikës me 9 automjete dhe dy grupe këmbësoresh, ndërsa dy avionë janë ngritur në fluturimdhe po operojnë. 

31 Maj 2022, 14:53 Nga DOSJA
Ende pa filluar mirë vera, Greqia përfshihet nga një zjarrë
Foto nga zjarri

GREQI- Një zjarr ka nisur para pak minutash në një zonë pyjore pranë zonës Plaka Keratea në vendin fqinj.

Sipas mediave vendase, për shuarjen e zjarrit janë mobilizuar 47 zjarrfikës me 9 automjete dhe dy grupe këmbësoresh, ndërsa dy avionë janë ngritur në fluturimdhe po operojnë. 

Gjithashtu, thuhet se pushteti lokal po ndihmon me depozitat e ujit për të ndihmuar zjarrëfikësit në kontrollin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Zjarri po digjet në afërsi të vendbanimit Plakë, por për momentin nuk rrezikohet një zonë banimi. Ende nuk dihet shkaqet e nisjes së zjarrit, por po ndihmohet nga temperaturat e larta dhe era që po fryn në zonë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll