Bota

Sergei Lavrov do të takohet nesër me ministrat e Gjirit në Arabinë Saudite

Shtetet e Gjirit kanë qëndruar neutrale në mes të pushtimit rus të Ukrainës, pavarësisht thirrjeve perëndimore për të ndihmuar në izolimin e Moskës. 

31 Maj 2022, 13:37 Nga DOSJA
Sergei Lavrov do të takohet nesër me ministrat e Gjirit në
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov nesër do të takohet me ministra nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Omani, Kuvajti, Katari dhe Bahreini në Riad.

Sipas Sky News, ndërkohë fokusi i bisedimeve nuk është i qartë, zyrtarët kanë thënë se gjashtë ministra të Gjirit do të mbajnë një takim në internet me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në të njëjtën ditë.

Shtetet e Gjirit kanë qëndruar neutrale në mes të pushtimit rus të Ukrainës, pavarësisht thirrjeve perëndimore për të ndihmuar në izolimin e Moskës. Të shtunën, ministri i jashtëm i Omanit tha se kriza kërkon një zgjidhje europiane dhe se një qëndrim "ju jeni me ne ose kundër nesh" nuk do të funksiononte.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken foli dje me homologun e tij saudit Princin Faisal bin Farhan Al Saud duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën. Më herët sot, zoti Lavrov u pa duke vizituar Princin e Kurorës dhe Kryeministrin e Bahreinit Salman bin Hamad Al Khalifa në Manama përpara vizitës së tij në Riad.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll