Bota

Dy ushtarë rusë u dënuan me 11 vite burg për krime lufte në Ukrainë

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov u deklaruan fajtorë javën e kaluar për krime lufte.

31 Maj 2022, 13:45 Nga DOSJA
Dy ushtarë rusë u dënuan me 11 vite burg për krime lufte
Ushtarët rus

UKRAINË- Dy ushtarë rusë të kapur u dënuan sot nga një gjykatë ukrainase me 11 vjet e gjysmë burg për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore.

Sipas Sky News, Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov u deklaruan fajtorë javën e kaluar për krime lufte. Ky është gjyqin i dytë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

Dy të rinjt pranuan se ishin pjesë e një njësie artilerie që qëlloi në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Prokuroria ka thënë se granatimet shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi.

Ushtarët, të përshkruar si një shofer artilerie dhe një gjuajtës, u kapën pasi kaluan kufirin dhe vazhduan granatimet.  Sot, ushtarët rusë dëgjuan vendimin duke qëndruar në gjykatën e qarkut Kotelevska në Ukrainën qendrore.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatës burgosjen e ushtarakëve rusë për 12 vite, ndërsa avokatët e tyre thanë se dy ushtarët kishin ndjekur urdhrat dhe ishin penduar.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll