Aktualitet

Ku u zhdukën punonjësit e bashkisë Kamëz? Zyrat të zbrazura, administrata në drejtim të paditur (VIDEO)

24 Korrik 2019, 14:18 Nga DOSJA
Ku u zhdukën punonjësit e bashkisë Kamëz? Zyrat të

TIRANE- Qytetarët e Kamzës kanë mbetur pa shërbime publike ditën e sotme, pasi zyrat e Bashkisë janë të mbyllura.

Siç shihet edhe në këtë video të shpërndarë në rrjetet sociale, zyrat e bashkisë janë bosh dhe punonjësit janë larguar në drejtim të paditur.

Mediat pranë qeverisë raportojnë se të gjithë punonjësit ndodhen në protestën e artistëve para Teatrit Kombëtar. Skenari mbështetet edhe tek prania e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ndodhej sot në protestë.

Por nuk ka ende informacion zyrtar nëse punonjësit e larguar janë sot në protestë.

Për më shumë se 1 vit, artistë dhe qytetarë kundërshtojnë projektin e bashkisë Tiranë, që do të sjellë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ata kërkojnë ruajtjen dhe restaurimin e godinës, si një vlerë dhe kujtesë historike për Shqipërinë, por kryeministri Rama e quan Teatrin një “gërdallë” e cila duhet hequr nga për t’i hapur rrugë zhvillimit.

Presidenti Ilir Meta, e ktheu dekretin në Kuvend për të mos lejuar shembjen e Teatrit, por Rama dhe Veliaj arritën sërish që t’i hapin rrugë shembjes.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia kamez ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar bashkia kamez ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll