Bota

Krimi në Glyka Nera, pilotit vrasës i hiqet paga në burg pasi u kap me celular

Tanea shkruan se para dënimit dhe ndërsa ishte në paraburgim, ai u kap në një celular duke bërë një video-telefonatë brenda qelisë së tij, pas një kontrolli nga zyrtarët e burgut shkurtin e kaluar në burgun e Korydallos.

30 Maj 2022, 21:50 Nga DOSJA
Krimi në Glyka Nera, pilotit vrasës i hiqet paga në burg pasi u
Babis Anagnostopoulos

 

 

GREQI- Babis Anagnostopoulos u dënua me burgim të përjetshëm dhe 11.5 vjet burg për vrasjen e Caroline në Glyka Nera. Tanea shkruan se para dënimit dhe ndërsa ishte në paraburgim, ai u kap në një celular duke bërë një video-telefonatë brenda qelisë së tij, pas një kontrolli nga zyrtarët e burgut shkurtin e kaluar në burgun e Korydallos.

Kjo ka qenë arsyeja që i është hequr rroga ditore që bënte në mensë. Babis Anagnostopoulos në kërkimin e faljes deklaroi se kishte celularin për të folur me familjen e tij, ndërsa pajisja e tij ishte lënë nga një i burgosur.

Për këtë kundërvajtje specifike, siç raporton Alpha, Babis Anagnostopoulos është pezulluar nga puna për 6 muaj dhe nuk do të mund të punojë me kohë të pjesshme në mensën e burgut ku ka ndihmuar me furnizime. Nesër po shqyrtohet ankimi i pilotit, i cili kërkon t'i rikthehet punës me kohë të pjesshme, pasi mësohet se kushdo që punon mund të lirohet më shpejt se dënimi i vendosur ndaj tij.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll