Art&Argëtim

Gjyqi Depp-Heard! Pritet vendimi, kush rrezikon të dalë i humbur

Johnny Depp ka shumë gjasa ta fitoj betejën kundër ish-bashkëshortes së tij kjo pasi simpatia për të pasqyrohet edhe në rrjetet sociale.

31 Maj 2022, 08:38 Nga DOSJA
Gjyqi Depp-Heard! Pritet vendimi, kush rrezikon të dalë i humbur
Johnny Depp dhe Amber Heard

SHBA- Sot dhe brenda ditëve në vijim pritet të shpallet vendimi përfundimtar i gjykatës për çështjen e aktorit  Johnny Depp ndaj Amber Heard. Pas një muaji e gjysmë seanca, gjykata e Virxhinias do të vendosë se cili nga dy aktorët ka të drejtë dhe cili u përpoq të mashtronte drejtësinë dhe opinionin publik botëror. 

Sipas Proto themas, Johnny Depp ka shumë gjasa ta fitoj betejën kundër ish-bashkëshortes së tij kjo pasi simpatia për të pasqyrohet edhe në rrjetet sociale.

Në rrjetin social TikTok hashtagu #JusticeForJohnnyDepp ka rreth 15 miliardë shikime, ndërsa #ISTandWithAmberHeard ka vetëm 8 milionë. Gjykata në Virxhinia do të duhet të nxjerrë një vendim nga sot deri në fund të kësaj jave. Edhe pse nuk ka një afat të detyrueshëm besohet se do të marrë një vendim sa më shpejt për shkak të volumit të provave nga të dy palët.

Nëse gjykohet që Johnny Depp akuzoi me të drejtë Amber Herd për shpifje ai do të marrë si konpesim për dëmin moral dhe profesional 50 milionë dollarëve, Ndqrsa nëse Amber fiton me akuzat publike për dhunë në familje, abuzim seksual dhe përpjekje të vazhdueshme për të prishur karrierën e saj të aktrimit nga Depp, atij do t’i kërkohet 100 milionë dollarë.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Johnny Depp i kërkoi gjykatës t'i " kthente jetën" e më parshme, ndërsa Amber Heard u tha gjyqtarëve se ajo është "poshtëruar në mbarë botën" dhe se në vendimin e gjykimit të tyre përfundimtar ata duhet të kenë kujdes që të mos bëhen "bashkëpunëtorë në krimet e kryera nga Johnny Depp".

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll