Art&Argëtim

Luana Vjollca: Nuk heq dorë nga ekrani, është e vetmja gjë që di të bëj mirë

Luana shprehet se nuk heq dorë nga ekrani, pasi televizioni është ajo që di të bëjë më mirë.

30 Maj 2022, 22:46 Nga DOSJA
Luana Vjollca: Nuk heq dorë nga ekrani, është e vetmja gjë
Luana Vjollca

TIRANË- Luana Vjollca nuk heq dorë nga ekrani. Ajo ishte pjesë e eventit që mbajti “Elisabetta Franchi” në Tiranë dhe foli për karrierën e saj. 

Në një intervistë për “Rudina” në Tv Klan, Luana shprehet se nuk heq dorë nga ekrani, pasi televizioni është ajo që di të bëjë më mirë.

Pjesë nga prononcimi:

Luana Vjollca: Një nga emocionet më të bukura që kam përjetuar në gjithë karrierën tonë kaq shumëvjeçare me Marinën. Kam përshtypjen se është një emocion fantastik, një arritje fantastike, jam shumë e lumtur për të.

Gazetarja:  Po ty, Luanë, ku do të të shohim, si i ke planet?

Luana Vjollca: Unë për momentin jam fokusuar shumë tek projekti “Thuaje”. Asnjëherë unë nuk mund të heq dorë nga ekrani sepse unë nuk di të bëj gjë tjetër më mirë në jetë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll