Art&Argëtim

"E thash se plasa", Cubi: Aktori më i keq është Olsi Bylyku

Në një intervistë për Report Tv, Cubi tha se ka raportet më të mira me të gjithë kolegët e saj.

30 Maj 2022, 23:19 Nga DOSJA
"E thash se plasa", Cubi: Aktori më i keq është Olsi
Esmeralda Metkaj

TIRANË- Aktorja e humorit Esmeralda Metkaj, e njohur si Cubi, ka folur për  kolegët e saj në emisioni Klanifornia. Në një intervistë për Report Tv, Cubi tha se ka raportet më të mira me të gjithë kolegët e saj.

“Unë me të gjithë, u bëra kaq vite që punoj. Por, ndoshta me Julin sepse kemi krijuar një lloj kimie me njëri-tjetrin dhe jemi ai çifti i pandashëm. Me Julin ndoshta që jam e sigurtë që edhe mos të di asgjë hyj në skenë pa frikë. Më ndodh edhe me Albanin,” tha ajo.

E pyetur se kush është aktori më i keq, Cubi tha: Aktori më i keq për mua është Olsi Bylyku. E thashë se plasa, ta marri vesh pra Olsi. Unë jam e sinqertë.

E pyetur për rrogën, ajo nuk foli me shifra po tha se aktorët si ajo e kanë krijuar bazën dhe paguhen mirë.

"Unë rrogën në Klanifornia… jam me nipt, funksionoj si biznes kaq. E thashë, unë funksionoj si biznes. Përtej shakasë. Jeta ekonomike në Shqipëri është e vështirë, por për ne që kemi shumë vite dhe kemi krijuar bazën nuk mendoj se e kemi kaq problem. Për bukën e gojës nuk vuajmë," tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll