Art&Argëtim

Marina Vjollca: Marget e marr kudo me vete, dua ta rris vetë

Flet për të bijën.

30 Maj 2022, 23:59 Nga DOSJA
Marina Vjollca: Marget e marr kudo me vete, dua ta rris vetë
Marina Vjollca

TIRANË- Moderatorja Marina Vjollca është shprehur se vajzën e saj, Marget preferon ta marrë gjithmonë me vete në punë. Në një prononcim për “Rudina” në Tv Klan, Marina tha gjatë kësaj periudhe të ngarkuar të ekuilibrojë punën dhe rolin si nënë.

“Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ia dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Sot është në shtëpi sepse këtu ka shumë të ftuar dhe Marget duhet të flejë, është orari për të fjetur dhe nuk di ç’të them. Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur,”- tha Vjollca ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll