Art&Argëtim

“Gjaku s’bëhet ujë, vlla”/ I afërmi i Strellës paralajmëron hakmarrje (VIDEO)

Blendi Hyseni përmes një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”.

30 Maj 2022, 23:35 Nga DOSJA
“Gjaku s’bëhet ujë, vlla”/ I afërmi i
Pamje nga videoja

KOSOVË- Një familjar i të ndjerit, Gazmend Hysenit i njohur si Strella ka paralajmëruar hakmarrje. Blendi Hyseni përmes një video të publikuar në Tik-Tok ka shkruar se “Gjaku s’bëhet ujë, vëlla”.

Këtë mbishkrim e ka shoqëruar me disa foto ku shihet me armë në dorë dhe pamje nga varrimi i “Stellës”. “Gjaku nuk bëhet ujë”, është shprehje që përdoret kur paralajmërohet marrja e hakut.

Vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi, në orët e para të mëngjesit të së shtunës dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin. Për Januzin, Policia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll