Art&Argëtim

Dua Lipa në lidhje me futbollistin? Arnold: Edhe mami më ka pyetur për të

Edhe vetë Arnold ka publikuar një video nga festimet në Instagram duke kënduar të njëjtën këngë.

31 Maj 2022, 00:13 Nga DOSJA
Dua Lipa në lidhje me futbollistin? Arnold: Edhe mami më ka pyetur
Trent Alexander Arnold dhe Dua Lipa

TIRANË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka shprehur mbështetjen për klubin e futbollit të Liverpool, por rrjeti ka një teori. Zërat që qarkullojnë tregojnë se Dua mund të jetë në një lidhje me futbollistin Trent Alexander Arnold dhe se ky është shkaku që ajo mbështet këtë ekip.

Këngën e saj, “One kiss”, tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim. Edhe vetë Arnold ka publikuar një video nga festimet në Instagram duke kënduar të njëjtën këngë. Por, ylli i Liverpool thotë se ky është vetëm një thashethem.

“Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti. Dhe i thashë: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo,”- tregoi ai.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll