Politike

Pas tensioneve/ Presidenti Meta shkon në Gjykatën Kushtetuese, kërkesa për Teatrin Kombëtar

24 Korrik 2019, 10:00 Nga DOSJA
Pas tensioneve/ Presidenti Meta shkon në Gjykatën Kushtetuese,

Tiranë- Për tensionet te Teatri Kombëtar presidenti Ilir Meta ka bërë lëvizjen e radhës.  Njoftohet nga Presidenca se Ilir Meta do të shkojë sot në ora 13:00 në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Por Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit, ende nuk dihet se çfarë mund të bëhet me këtë kërkesë të Presidentit. Pak më herët presidenti u shpreh se është një turp që shteti nuk lejon qytetarët të protestojnë.

Ditën e sotme ka pasur tensione te Teatri Kombëtar. Policia rrethoi godinën dhe u përplas që me mëngjes me artistët. Edmond Budina u shpreh se është tërhequr zvarrë gjatë natës. Neritan Liçaj u bëri thirrje të gjithë efektivëve “që të mos e vazhdonin këtë turp”. Pas përplasjeve tek Teatri shkuan ish-deputetët e PD dhe Lulzim Basha.

Kreu i demokratëve kërcënoi Ramën se nuk mund ta prekë teatrin dhe më pas hyri brenda në godinë. Artistët dhe zyrtarët e PD janë ngujuar në godinë dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta ngujimi tek teatri gjykata kushtetuese ilir meta ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll