Art&Argëtim

Publikohet një foto e “Strellës” dhe “Reefës” pranë një varri, sot njëri është i vrarë, tjetri është vrasësi

30 Maj 2022, 19:50 Nga DOSJA
Publikohet një foto e “Strellës” dhe
Autori dhe viktima

KOSOVË- Në orët e para të mëngjesit të së shtunës qyteti i Ferizajt u trondit nga një krim i rëndë ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni, i njohur ndryshe si Strella, ndërsa i dyshuar për vrasjen është Qëndrim Januzi, vëllari i reperit Buta.

Dyshja, më parë kishin qenë miq dhe shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje Strella ishte dhe pjesë e një klipi të Butës.

Të shumtë kanë qenë ata që pas vrasjes kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale ku autori dhe viktima shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në një foto të publikuar së fundmi shihet se viktima dhe autori kanë dalë në fotografi pranë një varri, ku si për ironi të fatit Strella përfundoi i vdekur dhe Reefa pas hekurave.

 

Publikohet një foto e “Strellës” dhe

Arsyeja e krimit dyshohet se është djegia e makinës së Butës nga ana e viktimës dhe Reefa në shenjë hakmarrje e ka vrarë. Ky i fundit u plagos në nofull nga një oficer policie i cili gjendej rastësisht në vendngjarje i veshur civil. Qëndrim Januzi ju komunikua masa e arrestit për 30 ditë në spital ku po kurohet pas plagëve të marra.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Maj 2022, 13:42

Ndahet nga jeta aktori Bo Hopkins

Bo Hopkins SHBA-Aktori amerikan Bo Hopkins, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjecare. Bo Hopkins, i njohur për rolet e tij n&eum...