Art&Argëtim

Pas gjendjes së rëndë shëndetsore, Meghan Markle kontakton me të atin

Meghan Markle është "e shqetësuar" për babain e saj 77-vjeçar, pavarësisht se i kanë shkëputur marrëdhëniet që nga dasma mbretërore e saj dhe e Princit Harry-t.

30 Maj 2022, 15:44 Nga DOSJA
Pas gjendjes së rëndë shëndetsore, Meghan Markle kontakton
Meghan Markle dhe babai i saj

SHBA- Dukesha e Sussex-it thuhet se ka folur me mjekët e babait të saj pasi ai pësoi një atak kardiak. Meghan Markle është "e shqetësuar" për babain e saj 77-vjeçar, pavarësisht se i kanë shkëputur marrëdhëniet që nga dasma mbretërore e saj dhe e Princit Harry-t.

"Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës dhe e di sa me fat jam që jam gjallë. Dua të falënderoj të gjithë, veçanërisht mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që më shpëtuan jetën. Jam prekur thellësisht nga mesazhet e dashura që kam marrë nga e gjithë bota”-tha ai.

Sipas mediave të huaja, goditja e rëndë u shkaktua nga një mpiksje gjaku në anën e djathtë të trurit. Ai besohet të jetë në spital në San Diego, në një distancë tri orë me makinë nga rezidenca e Meghan dhe Harry në Kaliforni.

Nëse gjendja e tij shëndetësore do të përkeqësohej ndoshta Meghan nuk do të kishte qenë e pranishme në festimet e Jubileut të Mbretëreshës. Një burim i brendshëm tha se Meghan është e shqetësuar për gjendjen e babait të saj pavarësisht se i kanë shkëputur prej vitesh marrëdhëniet e tyre.

"Pavarësisht largimit të tyre, Meghan është e shqetësuar. Ajo dëshiron të dijë nëse ka ndonjë mënyrë për të kontaktuar me babanë e saj privatisht, pa e ditur familja tjetër për këtë ose pa u dashur të përfshihet”-tha ai.

Marrëdhënia e Meghan me babanë e saj u shkatërrua pasi ai pozoi për fotot e paparacëve teksa provonte kostumin e tij përpara dasmës së saj në 2018. Kjo shkaktoi një rrëmujë të madhe dhe ai humbi dasmën. Arsyeja zyrtare u dha si një atak në zemër, një nga dy që ai ka pësuar. Mamaja e Meghan, Doria Ragland ishte e pranishme në dasmë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 30 Maj 2022, 13:42

Ndahet nga jeta aktori Bo Hopkins

Bo Hopkins SHBA-Aktori amerikan Bo Hopkins, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjecare. Bo Hopkins, i njohur për rolet e tij n&eum...