Politike

“Mos prekni artistët”, Lefter Maliqi apel policëve: Hidhni kapelet dhe mbroni Teatrin

24 Korrik 2019, 09:18 Nga DOSJA
“Mos prekni artistët”, Lefter Maliqi apel policëve: Hidhni

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për situatën që po ndodh tek Teatri Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Maliqi u bënë thirrje policëve që të mos prekin artistët por të hedhin kapelet e të mbrojnë pronën publike.

Si një ish-polic ai shton se të gjithë duhet të reagojnë me dinjitet dhe policët nuk duhet të njollosin uniformën. 

Thirrje publike e hapur dhe patriotike ,si ish oficer i larte policie,si antar i komisionit te sigurise kombetare ( rendit,shiku-t dhe mbrojtjes ) prej 5 vjetesh dhe deputet i drejtohem ish kolegeve dhe vartësve të mi të policisë qe te hedhin kapelet dhe te mos rrahin artistet dhe qytetare qe po mbrojne nje prone publike dhe lirine perball nje diktature oligarkike. Artistët perfaqësojnë elitën kulturore të kombit, shpirtin e lire te qytetarit.Teatri perfaqeson nje nga majat më te larta te artit shqiptare. Bashkohuni me artistet,qytetaret,disnancohuni nga mbidozat e Kryeministrit i cili edhe ju po ju mban nen presion psikologjik me vetingun ne polici.Reagoni me dinjitet mos e njollosni uniformen e shtetit as figuren tuaj me urdhra e veprime arbitrare kunder artisteve te cilet mbeten vlere e kombit“, shkruan deputeti.

TK ka nisur që të zbrazet. Policia rrethoi godinën dhe u përplasë me artistët. Edmond Budina u shpreh se është tërhequr zvarrë gjatë natës. Neritan Liçaj u bëri thirrje të gjithë efektivëve “që të mos e vazhdonin këtë turp”. Pas përplasjeve tek Teatri shkuan ish-deputetët e PD dhe Lulzim Basha. Kreu i demokratëve kërcënoi Ramën dhe më pas hyri brenda në godinë. Artistët dhe zyrtarët e PD janë ngujuar në godinë dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lefter maliqi ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar zbrazja e godines se teatrit lefter maliqi ngujimi tek teatri shembja e teatrit kombëtar zbrazja e godines se teatrit

Sondazh

Poll