Escobar: Shpresoj që Serbia do t'i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë
Escobar I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se shpreson se Serbia d...
Turqia kishte reaguar që në fillim ndaj mundësisë së anëtarësimit të dy vendeve nordike në Aleancë dhe u deklarua kundër kësaj mundësie për të “fituar” aq sa mundet nga njëra anë ose nga tjetra.
TURQI- Rasti i çështjes së Qipros për Turqinë në bisedën për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO konsiderohet si një "as në mëngë".
Turqia kishte reaguar që në fillim ndaj mundësisë së anëtarësimit të dy vendeve nordike në Aleancë dhe u deklarua kundër kësaj mundësie për të “fituar” aq sa mundet nga njëra anë ose nga tjetra.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan duket i vendosur të paguajë një çmim të konsiderueshëm për ti thënë "PO" Suedisë dhe Finlandës, pasi ai i njoftoi botës pak ditë më parë se synon të pushtojë sërish provincat kurde në veri të Sirisë.
Sipas gazetës britanike Express, mosmarrëveshja greko-turke për zgjidhjen e çështjes së Qipros mund të jetë pengesa e fundit për shpresat e NATO-s që Suedia dhe Finlanda t'i bashkohen Aleancës për të përballuar kërcënimin nga Rusia.
Sipas një raporti, Turqia po shqyrton vendosjen e statusit të pseudoshtetit të Qipros në tryezën e bisedimeve për të pranuar pranimin e dy vendeve nordike në aleancën e mbrojtjes.
Një burim i afërt me presidentin Ersin Tatar, konfirmoi se ai i telefonoi Erdoganit për të kërkuar që statusi i pseudoshtetit të jetë në tryezën e bisedimeve të NATO-s.
“E di që telefonata është bërë dhe e kuptoj që presidenti Tatar ka marrë një përgjigje pozitive. Pse të mos përdorim çdo levë presioni që mundemi në këtë situatë? Greqia dhe Qiproja kanë përdorur veton e tyre në BEpër të parandaluar çdo përparim dhe është koha për të zgjidhur këtë padrejtësi”.-tha një burim.
Tatar zbuloi në një intervistë për Sunday Express se qëllimi i tij është të njohë territoret e pushtuara si shtet të pavarur. Në të njëjtën kohë, ai duket se beson se përpjekjet për të ribashkuar dy palët e Qipros tani janë të kota.
(d.a/dosja.al)
Escobar I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se shpreson se Serbia d...
Foto ilustruese SERBI- Gjatë pjesëmarrjes në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Vilnius, anë...
Olaf Scholz UKRAINË- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai pret që Bashkimi Europian të arrijë konsensus për një embargo t&...
Foto nga lufta në Ukrainë UKRAINË- Trupat ruse hynë në qytetin lindor të Severodonetsk mëngjesin e sotëm. Kreu i ad...
Pamje nga vendgjarja UKRAINË- Një gazetar francez u vra sot në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore nga një sulm rus, sip...
Hysni Gucati KOSOVË- Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, ka...
Pamje nga vendngjarja ITALI- Pesë fëmijë u dogjën mëngjesin e sotëm në një çerdhe në Osio Sopra të...
Ushtria e Maçedonisë së Veriut KOSOVË- Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjar...
Foto ilustruese KOSOVË- Një vajzë dyshohet se ka sulmuar me thikë një 15-vjeçar në sheshin “Adem Preniqi&rd...
Foto ilustruese KOSOVË- Pas bisedës telefonike Vuçiç-Putin për gazin rus, Prishtina zyrtare ka reaguar, duke thënë s...