Bota

Gjermania 'pret' që BE të arrijë konsensus për embargon ruse të naftës

Diplomatët e BE-së po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përpara një samiti dy-ditor të liderëve të BE-së që fillon këtë pasdite. 

30 Maj 2022, 15:26 Nga DOSJA
Gjermania 'pret' që BE të arrijë konsensus për
Olaf Scholz

UKRAINË- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ai pret që Bashkimi Europian të arrijë konsensus për një embargo të naftës kundër Rusisë, por nuk konfirmoi një kornizë kohore. 

"Gjithçka që dëgjoj tingëllon sikur mund të ketë një konsensus dhe herët a vonë do të ketë,"- tha ai ndërsa mbërriti për një samit të BE-së në Bruksel. 

Sipas Sky News, më herët, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se nuk ka gjasa që vendet anëtare të BE-së të arrijnë një marrëveshje të plotë për sanksionet e reja kundër Rusisë në samitin e sotëm.

“Nuk mendoj se do të arrijmë marrëveshje sot”, -tha zoti Kallas.

Ai shtoi se kishte më shumë gjasa që një marrëveshje të arrihet në samitin e ardhshëm në qershor.Diplomatët e BE-së po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përpara një samiti dy-ditor të liderëve të BE-së që fillon këtë pasdite. 

Pika fillestare për bisedimet e tyre është propozimi i Komisionit Evropian nga 4 maji për raundin e gjashtë dhe më të ashpër të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Propozimi përfshin një ndalim të importit për të gjithë naftën ruse nga deti dhe tubacionet.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll