Bota

Theri me thikë një 15-vjeçar në sheshin e Obiliqit, arrestohet një vajzë në Kosovë

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci,  policia e ka identifikuar të dyshuarën dhe rasti është duke u trajtuar.

30 Maj 2022, 14:55 Nga DOSJA
Theri me thikë një 15-vjeçar në sheshin e Obiliqit,
Foto ilustruese

KOSOVË- Një vajzë dyshohet se ka sulmuar me thikë një 15-vjeçar në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq duke i shkaktuar disa plagë në trup.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci,  policia e ka identifikuar të dyshuarën dhe rasti është duke u trajtuar.

“Rreth ores 12:00 kemi pranuar informaten  per lendimin qe ka marre nje i mitur i moshes rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet te kete ndodhur ne sheshin “Adem Preniqi” ne Obiliq. Viktima dyshohet te jete lenduar nga nje mjet i mprehte  dhe te njejtit i eshte ofruar  ndihma mjekesore. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe nderkohe qe ka identifikuar te dyshuaren, po vazhdon trajtimin e rastit ne koordinim me prokurorin per te mitur”, tha Borovci.

(D.a/dosja.al)

Sondazh

Poll