Bota

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusia kërkon të rrethojë Severodonetsk

ministria e mbrojtjes ukrainase thotë se forcat ruse po rigrupohen për të rifilluar sulmin e tyre në rajonin e afërt të Slovianskut ndërsa përpiqen të rrethojnë Severodonetsk.

30 Maj 2022, 15:19 Nga DOSJA
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës: Rusia kërkon të rrethojë
Foto nga lufta në Ukrainë

UKRAINË- Trupat ruse hynë në qytetin lindor të Severodonetsk mëngjesin e sotëm. Kreu i administratës së qarkut të qytetit, Roman Vlasenko, konfirmoi se trupat ishin në gjendje të depërtonin qytetin nga dy drejtime.

"Armiku ishte në gjendje të hynte nga dy drejtime, Novoaydar dhe Starobilsk. Ai kontrollon një rrip prej rreth 100 metrash. Ata nuk mund të avancuan shumë më thellë, djemtë tanë po mbajnë linjën,"-tha ai.

Sipas Sky News, ministria e mbrojtjes ukrainase thotë se forcat ruse po rigrupohen për të rifilluar sulmin e tyre në rajonin e afërt të Slovianskut ndërsa përpiqen të rrethojnë Severodonetsk.

U tha se trupat ukrainase patën disa sukses në avancimin drejt zonave bregdetare ku forcat ruse morën pozicione mbrojtëse. Severodonetsk është një nga qendrat e fundit të mbetura në Luhansk ende nën kontrollin e Ukrainës por ka qenë nën rrethim nga Rusia për ditë të tëra mes frikës se mund të bëhet Mariupoli i ardhshëm.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll