Bota

VD/Ushtria e Maqedonisë së Veriut ndihmon në shuarjen e zjarrit të ish-fabrikës në Tetovë

Në vëndgjarje shkoi edhe një helikopter nga Ministria e Punëve të Brendshme me qëllim vënien nën kontroll të situatës.

30 Maj 2022, 15:03 Nga DOSJA
VD/Ushtria e Maqedonisë së Veriut ndihmon në shuarjen e zjarrit
Ushtria e Maçedonisë së Veriut

KOSOVË- Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka ndihmuar zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë një ish-Fabriken e duhanit në Tetovë, ka thënë Klan Maçedonia. Më herët, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojançe Angellov kërkoi ndihmë nga ushtria pasi zjarri rrezikonte të përhapej edhe një objekte me lëndë të rrezikshme djegëse.

"Kemi kërkuar ndihmë edhe nga kompanitë private, por edhe nga Ushtria e Maqedonisë, pasi ka rrezik të përhapet zjarri në objekte me lëndë të rrezikshme djegëse. Kërkoj nga qytetarët dhe ju gazetarët që të largoheni nga kjo pjesë, për shkak të sigurisë suaj”-tha Angellov.

Në vëndgjarje shkoi edhe një helikopter nga Ministria e Punëve të Brendshme me qëllim vënien nën kontroll të situatës. Deri më tani raportohet për të paktën 3 persona të asfiksuar nga flakët që shpërthyen mëngjesin e sotëm.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll