Bota

Nuk mori pjesë në varrimin e tij, Hysni Gucati bën homazhe pranë varrit të të atit

Gucati, nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ndërroi jetë më 27 maj, por ai pati mundësi që ta vizitonte kur ishte i shtruar në spitalin e Mitrovicës.

30 Maj 2022, 15:10 Nga DOSJA
Nuk mori pjesë në varrimin e tij, Hysni Gucati bën homazhe
Hysni Gucati

KOSOVË- Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati, ka vizituar sot varrin e të atit, në varrezat e fshatit Marinë.

Gucati, nuk ka qenë i pranishëm në varrimin e babait të tij i cili ndërroi jetë më 27 maj, por ai pati mundësi që ta vizitonte kur ishte i shtruar në spitalin e Mitrovicës.

Në fotograitë e siguruara nga Tv1, ai sot është parë pranë varrit të babait të tij, i shoqëruar nga Policia e EULEX’it.

Nuk mori pjesë në varrimin e tij, Hysni Gucati bën homazhe

Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll