Aktualitet

Tragjedia në Fushë Arrëz, defekti në lavatriçe mori tre jetë

Në ndihmë u shkoi dhe djali i vogël i shtëpisë, por nuk ia doli që t’i shpëtonte dot.

30 Maj 2022, 15:41 Nga DOSJA
Tragjedia në Fushë Arrëz, defekti në lavatriçe mori
Fushë Arrëz

SHKODËR- Nëna dhe dy vajzat vdiqën për shkak të një defekti në lavatriçe. Mësohet se ka qene defekti elektrik që ka pësuar lavatriçja ai që ka sjellë shkarkesat elektrike në tualet, teksa vajza e vogël e shtëpisë E.Kola po bënte dush. Për pasojë 15-vjeçarja ndërroi jetë.

Por të bërtiturat e saj bënë që në tualet të vraponte vajza tjetër, Sidorela Kola 18 vjeç dhe nëna e tyre, Prendushe Kola. Edhe këto të dyja patën të njëjtin fat e ndërruar jetë në vend e duke shënuar një tragjedi në familje. Në ndihmë u shkoi dhe djali i vogël i shtëpisë, por nuk ia doli që t’i shpëtonte dot. Ai mbeti i plagosur, por tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

12-vjeçari, i vëllai, 17 vjeç dhe babai i tyre janë të vetmit që kanë mbetur nga familja Kola që kishte gjashtë anëtarë.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll