Politike

Rrethimi i Teatrit Kombëtar nga Policia, PD: I bashkohemi artistëve

24 Korrik 2019, 07:04 Nga DOSJA
Rrethimi i Teatrit Kombëtar nga Policia, PD: I bashkohemi artistëve

TIRANË– Ish-deputetë të Partisë Demokratike do t’i bashkohen protestës tek Teratri Kombëtar, që tashmë ndodhet i rrethuar nga Policia dhe është bërë gati për t’u shmebur.

Në një njoftim nga zyra e shtypit të PD, bëhet me dije se në protestë do të shkojnë tek sheshi i Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

Ish-deputete te PD po shkojne tek Teatri Kombetar, i cili eshte rrethuar nga policia, ne tentative per t’u shembur”, shkruhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.

Nis sërish zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe ish-deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës. Nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Edmond Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike partia demokratike protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar zbrazet teatri kombëtar partia demokratike protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar zbrazet teatri kombëtar

Sondazh

Poll