Politike

Basha publikon fotot nga brenda Teatrit: Kanë nisur çmontimin

24 Korrik 2019, 08:45 Nga DOSJA

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikaur foto nga brenda godinës së Teatrit Kombëtar.

Pas hyrjes në godinë Basha ka shkrepur disa foto dhe tregon se në çfarë gjendje ndodhet godina.

“Brenda Teatrit Kombetar ku Banda e Edi Ramës kishte nisur cmontimin. Aleanca per Teatrin dhe qytetaret i larguan dhe u futen brenda. Krenar per forcen e qytetareve te bashkuar!”, shkruan Basha.

TK ka nisur që të zbrazet. Policia rrethoi godinën dhe u përplasë me artistët. Edmond Budina u shpreh se është tërhequr zvarrë gjatë natës. Neritan Liçaj u bëri thirrje të gjithë efektivëve “që të mos e vazhdonin këtë turp”. Pas përplasjeve tek Teatri shkuan ish-deputetët e PD dhe Lulzim Basha. Kreu i demokratëve kërcënoi Ramën dhe më pas hyri brenda në godinë. Artistët dhe zyrtarët e PD janë ngujuar në godinë dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar zbrazja e godines se teatrit lulzim basha shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar zbrazja e godines se teatrit

Sondazh

Poll