Aktualitet

34-vjeçari tenton të vetëvritet në Kavajë, policia: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Mësohet se i riu me iniciale F.F është hedhur nga kati i tretë i pallatit por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor.

29 Maj 2022, 21:57 Nga DOSJA
34-vjeçari tenton të vetëvritet në Kavajë, policia:
policia

KAVAJË- Një 34-vjeçar ka tentuar të vetvritet në mbrëmjen e sotme në Kavajë. Mësohet se i riu me iniciale F.F është hedhur nga kati i tretë i pallatit por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spital për të marrë trajtim mjekësor. Policia ka bërë të ditur se 34-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.   

Njoftimi i policisë: 

Kavajë/Informacion paraprak Me datë 29.05.2022, rreth orës 21:05, në lagjen nr. 2, në Kavajë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit, shtetasi F. F., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll