Politike

Nuk u ftua te inagurimi i ‘Polit të Drejtësisë’, ‘habitet’ Ilir Meta: Mirë si President jo, po as si ish-kryetar Kuv

24 Korrik 2019, 05:34 Nga DOSJA
Nuk u ftua te inagurimi i ‘Polit të Drejtësisë’,

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në emisionin “Tempora” nuk ka marrë asnjë ftesë për përurimin e godinës së re të drejtësisë, “Polit të Drejtësisë”.  Ai ka theksuar se mirë si Kryetar Shtetit, po edhe si ish-Kryetar Kuvendi nuk e ftuan.

Biseda: 

Presidenti Meta: …Më fal, unë kam një pyetje për ju. Dje ishte 3-vjetori i reformës në drejtësi. Në cilin aktivitet ishte i ftuar Presidenti i Republikës?

Sonila Meco: Nuk ishit i ftuar të përurimin e godinës së re të drejtësisë?

Presidenti Meta: Kryetari i Shtetit ku ishte i ftuar? Mirë si Kryetar Shtetit, po si ish-Kryetar Kuvendi?

Sonila Meco: Nuk iu kanë ftuar?

Presidenti Meta: Po një meritë nuk e kam unë për këtë Kushtetutë që u bë me 140 vota?

Sonila Meco: Nuk keni marrë asnjë ftesë?

Presidenti Meta: Nuk ka rëndësi kjo gjë. Mund të bëja dhe unë një aktivitet tjetër, por ç’të bëja unë, kur të bëja vetëm kritika….

Sonila Meco: Pra, Presidenti i Republikës nuk është ftuar?

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta poli i drejtësisë edi rama ilir meta poli i drejtësisë

Sondazh

Poll