Bota

Varrimi i të atit, Hysni Gucati letër nga burgu: Plumbi nuk më dha aq dhimbje sa ...

Nga burgu i Gjykatës Speciale në Hagë, ai e ka shprehur dhimbjen për humbjen e të atit, përmes një letre dërguar familjarëve.

29 Maj 2022, 18:35 Nga DOSJA
Varrimi i të atit, Hysni Gucati letër nga burgu: Plumbi nuk më
Hysni Gucati dhe babai i tij

KOSOVË- Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, Avdullah Gucatit, i cili vdiq të premten. Nga burgu i Gjykatës Speciale në Hagë, ai e ka shprehur dhimbjen për humbjen e të atit, përmes një letre dërguar familjarëve. Rreshtat e Gucatit i ka publikuar në Facebook, djali i tij, Musli Gucati.

Postimi në Facebook:

Letër nga Hysi me rastin e vdekjes së Gjyshit

Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër

Me thanë që portreti ytë i priti të dera,

të ajo derë e shpisë që sditi kurrë me u mbyll

Që edhe Kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë,

Unë plagët e tua e ti plagët e mia

Duke qesh me thojshe kështu bir e don liria

Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë

Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup

Kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë

Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk me dha aq dhimbje

Sa dhimbje me dha lajmi që nuk me paske prit

Të kisha shok lufte shok shpirti e shok lirie

Pusho Babë në amshim larg çdo padrejtësie.

29.05.2022.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll