Bota

Ku ka shkuar? Me 22 në bord, zhduket avioni në Nepal

The Guardian shkruan se moti me re po pengon helikopterët e kërkimit të fluturojnë në zonën e vendndodhjes së fundit të njohur të fluturimit.

29 Maj 2022, 17:26 Nga DOSJA
Ku ka shkuar? Me 22 në bord, zhduket avioni në Nepal
Foto Ilustruese

NEPAL- Një avion i drejtuar nga një linjë ajrore private në Nepal është zhdukur me 22 persona në bord. The Guardian shkruan se moti me re po pengon helikopterët e kërkimit të fluturojnë në zonën e vendndodhjes së fundit të njohur të fluturimit.

Avioni i Tara Air u ngrit nga qyteti turistik i Pokhara, 80 milje (125 km) në perëndim të kryeqytetit, Katmandu, i drejtuar drejt Jomsom, rreth 48 milje në veri-perëndim. Tara Air kryesisht fluturon me avionë turboprop Twin Otter të prodhuar nga Kanadaja.

"Një helikopter kërkimi u kthye në Jomsom për shkak të motit të keq pa e gjetur vendndodhjen e aeroplanit. Helikopterët janë gati të ngrihen për kërkim nga Katmandu, Pokhara dhe Jomsom sapo të përmirësohen kushtet e motit. Ekipet e kërkimit të ushtrisë dhe policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes,” tha autoriteti i aviacionit civil të Nepalit.

Linja ajrore tha se avioni po transportonte katër persona indianë, dy gjermanë dhe 16 nepalianë, duke përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit. Avioni humbi kontaktin me kullën e kontrollit pesë minuta para se të ulej në Jomsom, një vend turistik dhe pelegrinazhi.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2022, 14:12

Sërish trazira në Jerusalem

Foto ilustruese Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetës ultranacionalis...