Bota

Vrasja e 'Strella-s', lihet në paraburgim vëllai i reperit Buta

Kryeprokurori Jashari tha se vëllai i reperit Buta do të qendrojë në paraburgimin në spital pasi është duke u trajtuar.

29 Maj 2022, 17:37 Nga DOSJA
Vrasja e 'Strella-s', lihet në paraburgim vëllai i reperit
Qëndrim Januzit

KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar 30 ditë paraburgim vëllanë e reperit Buta, Qëndrim Januzin, të dyshuarin për vrasjen e Gazmend Hysenit. Gazeta Express shkruan se lajmin e ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari. Kryeprokurori Jashari tha se vëllai i reperit Buta do të qendrojë në paraburgimin në spital pasi është duke u trajtuar.

“Ju ka caktu masa e paraburgimit 30 ditë, për momentin është në spital, masën e mban në spital dhe ruhet nga policia, në momentin kur shërohet plotësisht transferohet në Qendrën e Paraburgimit”, tha Jashari.

Avokati Kastriot Zenuni ka thënë se klienti i tij nuk është në gjendje shëndetësore shumë të mirë. Zenuni tha se seanca për caktimin e paraburgimit ndaj tij është mbajtur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas mjekut ka qenë në gjendje me u përgjigj vetëm me po ose jo. Nuk e kanë marrë në pytje edhe gjatë. Seanca u mbajt brenda objektit të QKUK-së”, tha avokati.

Si ndodhi vrasja?

Sipas pamjeve të vrasjes që janë bërë virale në rrjet, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje. Uniformat blu i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por me të parë uniformat blu 30-vjeçari i ka drejtuar armën duke i kërcënuar. Në tentativë për ta neutralizuar, por edhe për të shmangur rrezikun e kolegëve, një nga efektivët ka qëlluar me armë, duke e lënë të plagosur lehtë autorin e dyshuar i cili po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aludimet janë të shumta por motivi i vrasjes është ende i paqartë për hetuesit por pritet të mësohet më shumë pasi të merret dëshmia e një personi tjetër që ndodhej me 30-vjeçarin kur ai u qëllua për vdekje. Hetimet kanë nisur edhe për efektivin që plagosi të dyshuarin.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2022, 14:12

Sërish trazira në Jerusalem

Foto ilustruese Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetës ultranacionalis...