Bota

I treti për sot, zhduket avioni me 4 pasagjer në Kroaci

Rts.rs shkruan se policia ka marrë njoftim nga Administrata e Mbrojtjes Civile se një avion “Cesna 182” është zhdukur nga radari i Shërbimeve të Navigacionit Ajror Kroat në orën 11.25 në zonën e gjerë të Slunjit.

29 Maj 2022, 18:08 Nga DOSJA
I treti për sot, zhduket avioni me 4 pasagjer në Kroaci
Koordinatat

KROACI- Një avion sportiv “Cesna 182”, i cili është nisur nga Spliti për në Gjermani wshtw zhdukur. Në koordinatat e zhdukjes u dërguan anëtarë të Shërbimit Kroat të Shpëtimit Malor me një dron, polici dhe njësi speciale. Rts.rs shkruan se policia ka marrë njoftim nga Administrata e Mbrojtjes Civile se një avion “Cesna 182” është zhdukur nga radari i Shërbimeve të Navigacionit Ajror Kroat në orën 11.25 në zonën e gjerë të Slunjit.

Avioni po fluturonte nga drejtimi i Splitit drejt Gjermanisë. Për momentin nuk dihet identiteti i pasagjerëve që kanë qenë në bord, ndërsa mediat kroate raportojnë informacione jozyrtare se janë shtetas të huaj. Menjëherë pas denoncimit, bastisjes së zonës i janë bashkuar edhe 34 punonjës policie, mes të cilëve edhe efektivë të policisë speciale dhe asaj të ndërhyrjes. Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor njoftoi në Twitter se një avion sportiv me katër pasagjerë ishte zhdukur në veri të Rakovicës. Bashkë me Ministrinë e Brendshme janë në terren 30 pjesëtarë të atij shërbimi.

Po mbërrijnë edhe 30 pjesëtarë të tjerë, duke përfshirë edhe ekipet K9 që ishin të licencuara për ekipet e kërkimit në Sljeme në momentin e aksidentit”, thuhet në njoftim.

Damir Danilović nga Administrata e Policisë së Qarkut të Karlovacit deklaroi se avioni po kërkohej në një zonë të pyllëzuar dhe kodrinore, si dhe se kushtet e motit ishin të këqija. Sipas informacioneve të fundit në kërkim janë përfshirë mbi 100 persona. 

“Cesna”, numri i regjistrimit D-EGLF, është i regjistruar në Gjermani dhe është në pronësi të Bayern Leverkusen Flying Club. Është prodhuar në vitin 1979 në Francë. 

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll