Bota

Bisedimi Vuçiç-Putin, Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz për Serbinë

CNN shkruan se kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin bisedoi të dielën me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.

29 Maj 2022, 17:48 Nga DOSJA
Bisedimi Vuçiç-Putin, Rusia do të vazhdojë furnizimin me
foto ilustruese

SERBI- Rusia ka rënë dakord të vazhdojë furnizimin me gaz natyror të pandërprerë për Serbinë. CNN shkruan se kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin bisedoi të dielën me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç.

Putin dhe Vuçiç konfirmuan dëshirën e Rusisë dhe Serbisë për të forcuar partneritetin e tyre strategjik në bazë të lidhjeve tradicionalisht të ngushta mes popujve të të dy vendeve”, raporton Ria Novosti.

Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian apo NATO-s. Ajo është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus, ndërsa ushtria e saj mban lidhje me ushtrinë ruse. Megjithëse vendi mbështeti dy rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, ai refuzoi të vendosë sanksione kundër Moskës. Kremlini gjithashtu mbështet kundërshtimin e Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës duke bllokuar anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll