Bota

Vrasja në Ferizaj, reperi kërcënon Butën dhe të vëllanë: Po vjen dita, do t'ju...

Ndërkohë që Qëndrim Januzi, autori i vrasjes, Mossi përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, i ka fyer dy vëllezërit, madje i ka kërcënuar me jetë.

29 Maj 2022, 15:48 Nga DOSJA
Vrasja në Ferizaj, reperi kërcënon Butën dhe të
Mossi

KOSOVË- Reperi Gramoz Krasniqi, i njohur me nofkën “Mossi”, ka reaguar për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni nga vëllai i Betim Januzit, i njohur me nofkën Buta. Ndërkohë që Qëndrim Januzi, autori i vrasjes, Mossi përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, i ka fyer dy vëllezërit, madje i ka kërcënuar me jetë. Po ashtu, ai ka kujtuar të ndjerin Gazmendin, i njohur për publikun si Strella, duke i shprehur ngushëllime familjes. 

"Ju jeni m******** që mbysni shokët e vetë prej frikë. Po ju vjen shumë dita, shumë shpejt. Se burri që është burrë nuk e vret shokun asnjëherë. Po vjen disa që do t'ju **** familja më shumë se më përpara. U prehsh në paqe Strella. Nuk të kam njoftë por më dhimbet kushdo që prihet në besë e vritet prej shokëve se shokët janë si familje por njerëzit nuk kanë familje, se dinë qysh është. Ngushëllime familjes së tij, rrethit e shokëve të vërtetë të tij,”-shkruan ai ndër të tjera.

Si ndodhi vrasja?

Sipas pamjeve të vrasjes që janë bërë virale në rrjet, aty shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë të cilët ishin rastësisht në vendngjarje. Uniformat blu i kanë bërë thirrje për të ndaluar, por me të parë uniformat blu 30-vjeçari i ka drejtuar armën duke i kërcënuar. Në tentativë për ta neutralizuar, por edhe për të shmangur rrezikun e kolegëve, një nga efektivët ka qëlluar me armë, duke e lënë të plagosur lehtë autorin e dyshuar i cili po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aludimet janë të shumta por motivi i vrasjes është ende i paqartë për hetuesit por pritet të mësohet më shumë pasi të merret dëshmia e një personi tjetër që ndodhej me 30-vjeçarin kur ai u qëllua për vdekje. Hetimet kanë nisur edhe për efektivin që plagosi të dyshuarin.

(km/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2022, 14:12

Sërish trazira në Jerusalem

Foto ilustruese Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetës ultranacionalis...