Bota

Më shumë se 30 njerëz, u vranë në një aktivitet bamirësie në Nigeri

Incidenti ndodhi në një klub lokal, ku Kisha e Asamblesë së Mbretërve aty pranë kishte organizuar një aktivitet për shpërndarjen e dhuratave.

29 Maj 2022, 14:14 Nga DOSJA
Më shumë se 30 njerëz, u vranë në një aktivitet
Foto Ilustruese

NIGERI- Më shumë se 30 njerëz u vranë, dhe të tjerë u plagosën kur një sulm shpërtheu dje në një aktivitet bamirësie, në një kishë në qytetin juglindor të Nigerisë. Shumica e viktimave ishin fëmijë. Incidenti ndodhi në një klub lokal, ku Kisha e Asamblesë së Mbretërve aty pranë kishte organizuar një aktivitet për shpërndarjen e dhuratave, sipas Olufemi Ayodele, një zëdhënës rajonal i Mbrojtjes Civile të Nigerisë.

“Gjatë procesit të shpërndarjes së sendeve të dhuratave ka pasur rrëmujë për shkak të mbipopullimit. Viktimat ishin kryesisht fëmijë.”, tha ai.

Siaps CNN, programi i bamirësisë së së shtunës ishte menduar të fillonte në orën 9 të mëngjesit, por dhjetëra kishin shkuar që në 5 të mëngjesit për të siguruar vendin e tyre në radhë.

Tridhjetë e një persona janë konfirmuar të vdekur, tha një zëdhënëse e policisë Woyengikuro Iringe-Koko. Shtatë persona të plagosur u shtruan në spital pas incidentit, shtoi ajo. Nigeria ka parë rrëmujë të ngjashme në të kaluarën.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll

Bota 29 Maj 2022, 14:12

Sërish trazira në Jerusalem

Foto ilustruese Një ligjvënës i ekstremit të djathtë në Izrael, i shoqëruar me disa mbështetës ultranacionalis...