Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, përmbytje tek disa zona në Lezhë

Për shkak të reshjeve, në qytetin e Lezhës, uji ka vërshuar në rruge dhe lagje si dhe në disa biznese.

29 Maj 2022, 16:43 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut, përmbytje tek disa zona në Lezhë
Pamje nga Lezha

LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu, të cilat kanë krijuar probleme në disa zona. Për shkak të reshjeve, në qytetin e Lezhës, uji ka vërshuar në rruge dhe lagje si dhe në disa biznese. Megjthatë situata më problematike është krijuar në bulevardin “Gjergj Fishta”, rrugët pranë shkollave dhe bllokun e banimit “11 Janari”. Po ashtu, shiu ka krijuar probleme edhe në Kurbin e në zonën e nënkalimit në Fushë – Mamurras dhe në autostradën Milot- Thumane.

Vendi ynë sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike për shkak të një stuhie që po qarkullon në rajonin e Ballkanit, e që vjen me shi e breshër. Megjithatë moti do të përmirësohet vetëm të martën, duke sjellë verën me temperatura të larta në vend.

(k.m/dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll