Aktualitet

Makina me rrota në ajër/ Aksident i rëndë në Librazhd, lëndohen 3 anëtarë të një familje

Dy automjete në hyrje të qytetit, e si pasojë e përplasjes njëra prej mjeteve ka përfunduar e kthyer përmbys me rrota në ajër.

29 Maj 2022, 15:30 Nga DOSJA
Makina me rrota në ajër/ Aksident i rëndë në Librazhd,
Pamje nga aksidenti

LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, pasditen e sotme, ku kanë mbetur të lënduar tre persona. Dy automjete në hyrje të qytetit, e si pasojë e përplasjes njëra prej mjeteve ka përfunduar e kthyer përmbys me rrota në ajër. Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit, të cilët po udhëtonin me mjetin fuoristradën që është përmbysur.

Familja po udhëtonte nga Elbasani dhe janë përfshirë në aksident, ku janë përplasur me një mjet tjetër.

Sakaq, dy prej të lënduarve po marrin mjekim në spitalin e Librazhdit, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar për mjekim më të specializuar në Elbasan. Por ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll