Aktualitet

Plagosën një person/ Prokuroria kërkon burg për binjakët Romeo e Donald Veshaj, Gjykata e Lartë vendos!

Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar burg për vëllezërit binjakë, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht me shenja në fytyrë, ndërkohë që kërkesa është hedhur poshtë.

29 Maj 2022, 14:36 Nga DOSJA
Plagosën një person/ Prokuroria kërkon burg për
Donald dhe Romeo Veshaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë ndaj çështjes së vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të cilët akuzohen për një plagosje të kryer në vitin 2013. Prokuroria kreu rekursin pasi nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës ndaj ngjarjes së rëndë që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj.

Sipas “BW”, Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar burg për vëllezërit binjakë, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht me shenja në fytyrë, ndërkohë që kërkesa është hedhur poshtë. Gjykata e Lartë vendosi: Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë. Por pritet dalja e vendimit të plotë për të mësuar detajet.

Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë. Ngjarja ka ndodhur më 7 shkurt të vitit 2013, kur Romeo dhe Donald ishin adoleshentë, pranë shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Sherri nisi më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30, Arjan Lalaj ( i plagosuri) ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër person në pritje të të fejuarës së tij, e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romeo Veshaj. Një ditë më vonë, 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit, ku janë përplasur fizikisht me vëllezërit. Me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll