Aktualitet

Ç'ndodhi në ajër? Ishte nisur për në Rinas, avioni Nice-Tiranë ulje emergjente në Brindisi

Për shkak të motit të keq, avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brindisi, në Itali.

29 Maj 2022, 15:18 Nga DOSJA
Ç'ndodhi në ajër? Ishte nisur për në Rinas,
Foto ilustruese

TIRANË- Moti i keq që ka përfshirë këtë të diel vendin ka sjellë probleme në aeroportin e Rinasit, duke e bërë të pamundur uljen e avionëve në pistë. Pikërisht për shkak të kushteve të këqija atmosferikë, një avion i nisur nga Nice e Francës sot nuk ka mundur që të ulet në Tiranë, edhe pse destinacionin final ka pasur Rinasin.

Për shkak të motit të keq, avioni është detyruar të bëjë ulje emergjente në Brindisi, në Itali.

Sakaq, edhe një tjetër avion i nisur nga Dortmundi, Gjermani me destinacion aeroportin “Nënë Tereza” bëri ulje emergjente në Bari të Italisë. Edhe kjo ndalesë në Bari, ka qenë ulje e detyruar pasi për shkak të shiut dhe erërat e forta, avionic nuk do të kishte mundësi për ulje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll