Aktualitet

Vetëplagoset me armë gjahu, në gjendje të rëndë 78-vjeçari në Pogradec

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në garazhin e banesës së të moshuarit.

29 Maj 2022, 15:08 Nga DOSJA

Vetëplagoset me armë gjahu, në gjendje të rëndë

POGRADEC- Një 78-vjeçar është vetëplagosur me armë gjahu në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në garazhin e banesës së të moshuarit. Menjëherë në spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll